Flash

Konstituohet parlamenti i ri i Malit të Zi, por ende nuk gjendet një kryetar

Lapsi.al 27 July 2023
Konstituohet parlamenti i ri i Malit të Zi, por ende nuk gjendet një

Në seancën e parlamentit të Malit të Zi, këtë të enjte u verifikuan mandatet e 81 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit, por nuk u zgjodh kryetari i ri. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Nikola Mugosha paraqiti në parlament raportin e rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe lexoi emrat e deputetëve të përbërjes së re të parlamentit të Malit të Zi. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit u shty për një seancë të re të parlamentit pasi në shërbimin e parlamentit nuk u dorëzua asnjë propozim për kandidatin e mundshëm për kryetar. Kjo është pasojë e shpalljes me vonesë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për çka Lëvizja “Evropa Tani” dhe kandidati i mundshëm për kryeministër i Malit të Zi, Milojko Spajiç, nisi zyrtarisht të enjten më 20 korrik bisedimet për qeverinë e re, të cilat do vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Kryesia e Lëvizjes Europa Tani ka miratuar 10 parime për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, të cilat u janë dërguar partnerëve të mundshëm në qeverinë e ardhshme, përveç Partisë Demokratike Socialiste të ish presidentit Milo Gjukanoviq dhe Lëvizjes URA të kryeministrit në largim Dritan Abazoviq, të cilët Lëvizja Europa Tani nuk dëshiron që të jenë pjesë e qeverisë së re. Presidenti Jakov Milatoviç, ka thënë se të hënën në Cetinë do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për kandidatin për kryeministër të ri të Malit të Zi. “Kam 30 ditë për konsultim. Mendoj se do ta përfundoj zyrtarisht për rreth pesëmbëdhjetë ditë.

Ka kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje”, u tha Milatoviç gazetarëve pas mbledhjes së parlamentit të Malit të Zi. Bashkimi Europian u ka bërë thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, ku siç thanë ata, “do të jenë në gjendje të nxisin reformat në lidhje me anëtarësimin në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament e ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin mbi 30 vjet në Malin e Zi. Mali i Zi konsiderohej si lider i rajonit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.

Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit. Sipas parashikimeve të Lëvizjes Europa Tani, qeveria e re duhet të ketë 22 ministri dhe departamente dhe katër nënkryetarë./VOA/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI