Flash

Biznesmeni i arrestuar sot nga SPAK, mes 6 kompanive të vetme që morën licencën për kazino

Lapsi.al 27 July 2023
Biznesmeni i arrestuar sot nga SPAK, mes 6 kompanive të vetme që

Megaoperacioni i policisë në disa qytete të vendit ka vënë në pranga drejtues të policisë, prokurorisë, por edhe biznesmen. Pëllumb Gjoka është një emër i njohur i botës së biznesit, me aktivitete të shtrira në sektorë të ndryshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania ku Pëllumb Gjoka është aksioner dhe për disa kohë ka qenë administrator, veç investimeve në ndërtim dhe turizëm, aktivitet kryesor të saj ka dhënë biznesin e lojërave të fatit. Aktiviteti në lojërat e fatit rezulton që prej viteve 2010, raporton Euronews.

Së fundi, kompania e tij sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, është mes 6 kompanive të vetme që kanë marrë licencën për të kazino. Po sipas të dhënave zyrtare, kazinoje ushtron aktivitetin në një hotel me pesë yje në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Marrja një licence për kazino, përveç se kërkon garanci të mëdha financiare nga kompania, sipas ligjit duhet që dhe përfaqësuesit e kompanisë të kalojnë në verifikime për çështje që lidhen me shkelje të ligjit./Euronews.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI