Flash

Video komenti/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

Lapsi.al 26 July 2023
Video komenti/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

Prej ditësh mundësia, e shkarkimit të disa ministrave dhe zëvendësimit të tyre me figura më të panjohura, po konsiderohej e mirqenë. Ajo u bë edhe më e besueshme kur këtë të mërkurë në drekë, në mbarë mediat, u botua si i konfirmuar lajmi për largimin e titullares ë financave, Delina Ibraimajt.

Në qarqet rreth PS prej ditësh po qarkullon ideja se vetëm një ndryshim i fortë mund të eklipsojë këtë stinë të nxehtë skandalesh që filluan me Stafet Gjicin, vazhduan me dhunën brutale të Rahjave në Fushë Krujë dhe kulmuan me abuzimet, milionat, fatuarat e hoteleve dhe abionëve, si dhe mbi të gjitha, me drejtimin e qeverisë nga gmaili i Klodian Zotos, që shpalosi në sy të të gjithëve “rrjedhja” e dosjes së SPAK për Arben Ahmetaj. 

Lexo me tej:

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve 

Pra në këtë situatë kishte nga ata që thoshin se vetëm një ndryshim drastik në qeveri mund të sfumonte këtë njollë. Madje të tjerë më radikalë pretendonin se duhej shkuar deri në zgjedhje të parakohëshme, aq më tepër që tani qe momenti i volitshëm kundrejt një opozitë të shkafalitur dhe të dërrmuar.

Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Këto pandehma nuk ishin fare pa bazë. Historia politike e kësaj mazhorance njeh në të shkuarën truqe të tilla.

Rama në momente krizash e ka përdorur një manovër të tillë. Në vitin 2017, para zgjedhjeve, kur opozita ishte radikalizuar dhe ishte në rrugë, Rama largoi Saimir Tahirin, Ilir Beqen, Niko Peleshin dhe Bledi Çuçin.

Lëvizjet në qeveri/ Konfirmohen shkarkimet e katër ministrave

Një vit më pas, pikërisht në periudhën e protestave të fuqishme studentore dhe pas tenderit skandaloz të unazës së re, të fituar nga një kompani fantazëm, kryeministri shkarkoi plot 8 ministra mes të cilëve Ditmir Bushatin, Arben Ahmetajn, Damina Gjiknurin, Lindita Nikollën, Niko Peleshin.

Ministrat e rinj, Edi Rama i shkoi vetë Ilir Metës në zyrë 

Pra metodën për të sfumuar krizat me anë të ndryshimeve drastike në qeveri, Rama e ka pasur një praktikë të njohur.

Por, këtë herë, ai me sa duket nuk ka kë të shkarkojë. Sepse mes dy precedentëve të parë dhe këtij të tanishmit ka një ndryshim radikal. 

Dikur Tahiri, Bushati, Ahmetaj, Beqja, Klosi ishin figura që vinin nga opozita dhe kishin peshë në PS. Të zbrisje ata nga kolltuku kishte tjetër domethënie. Ndërsa sot, kabineti është i mbushur me kukullla dhe çingie të kryeministrit. Të shkarkosh ata nuk arrin të bësh as lajm. Në redaksinë e Lapsi,al, ne e testuam sot gjatë gjithë ditës, kur qarkulloi lajmi i rremë për shkarkimin e ministres së finanacave. Më shumë lexojej titulli për atë vajzën kolumbiane që kishte dalë nudo tek prokuroria, se ai për një ndryshim të mundshëm në qeveri.

Zbulohet arsyeja pse u zhvesh vajza para prokurorëve të Tiranës 

Rama e ka mbushur kabinetin me figura që nuk i thonë më asgjë as publikut, as vetë socialistëve. Prandaj shkarkimet apo emërimet e tyre nuk ngjallin as kërshëri, as nuk bëjnë bujë.  Prandaj dhe ai nuk bëri gabim që nuk ndryshoi qeverinë, sepse kjo lëvizje nuk do kishte asnjë vlerë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI