Flash

Ndryshimet në qeveri / A do e shkarkojë Rama ministren e Financave, Ibrahimaj?

Lapsi.al 26 July 2023
Ndryshimet në qeveri / A do e shkarkojë Rama ministren e Financave,

"Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare vetëm pak orë përpara se të mblidhet asambleja e partisë në Pushtet ku ishin përfolur ndryshime drastike". Ky është lajmi që u përhap me shpejtësi këtë të mërkurë në mesditë vetëm disa orë para mbledhjes së asamblesë së PS.

Deri më tani nuk është dhën asnjë arsye mbi këtë shkarkim dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Mbledhja e sotme  (në orën 17:30) e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte përfolur shumë si një fortunë ndryshimesh qeveritare, për shkak të goditjes në imazh që ka pësuar kabineti Rama nga afera e inceneratorëve, skandalet e Safet Gjicit dhe ato të fisit Raja. Por lajmi i beftë i se Ibrahimaj do shkarkohej paraprakisht qe një sinjal se ky skenar mund të të mos ndodhte. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njëri nga ndryshimet qeveritare do të bëhej para asamblesë, ndoshta nuk kishte kuptim që aty të kishte ndryshime të tjera. Përndryshe kryeministri Rama do ti shpallte të gjitha bashkë.

Sot pasdite pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës, si dhe të ndryshojë disa krerë qarqesh.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim Ibrahimaj ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Para mbledhjes së asamblesë vetë ministrja e përgënjeshtroi këtë lajm duke e quajtur si thashethem veror. “Nuk më kanë shkarkuar, as kam dhënë dorëheqje”, u tha ajo gazetarëve, ndonëse fjalët për një letër dorëheqjej të saj qarkullonin prej javësh..

Shkarkimi i Ibrahimajt do përbënte edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.

 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Humb jetën gruaja në Qeparo

Një 69-vjeçare ka ndërruar jetë sot në plazhin e Qeparoit, teksa ishte duke u larë në det. Sipas burimeve nga Policia, dyshohet se ajo mund të ketë pësuar nj...

15:22

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI