Flash

Rrezikon përjashtimin/ Gaz Bardhi: Njerëzit e Bashës votuan Veliajn dhe nuk u përjashtuan!

Lapsi.al 26 July 2023
Rrezikon përjashtimin/ Gaz Bardhi: Njerëzit e Bashës votuan

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi rrezikon shkarkimin nga posti që mban pasi ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të anuluar zgjedhjet në 29 korrik, ku Basha planifikon të rizgjidhet kryetar.

Kryesia e Partisë i ka rrëmbyer vulën dhe e ka urdhëruar të paraqitet para Komisionit të Etikës për t'u tërhequr, por Bardhi i është përgjigjur Bashës flakë për flakë.

Akuzave se ai po bashkëpunon me Sali Berishën, Bardhi iu përgjigj duke i kujtuar Lulzim Bashës se ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 14 Majit, duke sjellë rastin e Zef Hilës. Për më tepër, Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt, duke iu referuar Dritan Shanos.

"Kërkoni në Google, "unë do të votoj Veliajn këto janë 3 arsyet" dhe ju del se kush e voton Veliajn nga Këshilli Kombëtar që nuk është përjashtuar" tha Bardhi që më pas solli shembuj të shumtë që mbështetës të Bashës kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa sot këto qëndrime sillen si tradhëti dhe arsye për t'u përjashtuar.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se Basha po sillet njësoj si Berisha me përjashtimet dhe me tentativat për ta sulmuar nga portale të caktuara. Ai tha se ndaj tij është përgatitur një fletërrufe nga "Byroja politike" me të cilën iu referuar Kryesisë së PD-së.

"Hallet personale mbaji në shtëpi" ishte fjalia me të cilën Bardhi iu drejtua Bashës, e njëjta fjali që u përdor dikur edhe për Sali Berishën.

Lexo edhe: Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar

Besoj se koha do ta tregojë se kush është duke bërë betejë për halle personale dhe kush po e bën për interesin e antarëve të PD-së. Shumë shpejt koha do ta tregojë" tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI