Flash

Flirt me Berishën? Gaz Bardhi përgjigjet i prerë

Lapsi.al 26 July 2023
Flirt me Berishën? Gaz Bardhi përgjigjet i prerë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, është shprehur se nuk ka asnjë “flirt” mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Bardhi i bëri gjatë një interviste për mediat, ku tha se kur ai ka luftuar me ish-kryeministrin Berisha, të tjerët nuk i përmendnin dot as emrin, madje mbylleshin në shtëpi.

Ai shtoi se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të nëntorit të kaluar, lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe shtoi se të gjitha energjitë e tij janë të përqëndruara kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk e di kush i është bashkuar dhe kush jo zotit Berisha. Unë di që duhet të mblidhet sipas statutit Këshilli Kombëtar, të marrë masën për shkeljen e disiplinës. Kush mendojnë që ka shkelur statutin e PD-së, në mbledhjen e Këshillit të propozojnë dhe të hedhin në votim përjashtimin e dikujt, qoftë edhe të Gazment Bardhit, me 2/3 e votave në Këshill.

Unë kam mbajtur qëndrimin tim që zgjedhjet në parti nuk mund të bëhen nga lartë poshtë. Ne jemi akoma në gjyq se kush jemi PD. Se kush duhej të regjistrohej si PD ne kemi bërë betejë në KAS një muaj. Nuk përjashtohet anëtari i Këshillit Kombëtar të regjistruar në gjykatë me një të rënë të lapsit. Kush e ka këtë fuqi të heqë kolegët? Me proces statutory mund të përjashtohem edhe unë nga partia. A e dini ju që sot ka njerëz që janë duke organizuar zgjedhjet për kryetar të PD-së në emër dhe për llogari të Bashës? Kanë qenë drejtues shtabesh të Berishës. Në Divjakë mund të them unë me dhjetëra raste.

Ky nuk është standart statutore, por standart hall personal. Pozicioni im në raport me Berishën është identic nga ato që kam shprehur nga nëntori e deri në këtë moment. Duhet të mos harxhojmë energji me njëri tjetrin, por të merremi me Edi Ramën. Nuk mund të baltosësh sekretarin e Përgjithshëm të PD-së që të gjitha energjitë e veta kundër Ramës. Kur unë ka, bërë betejë me Berishën, disa të tjerë u mbyllën në shtëpi dhe nuk ja zënë dot emrin në gojë zotit Berisha. Vula administrohet nga sekretari i përgjithshëm, as nuk e kam marrë në xhep, as nuk e kam çuar në shtëpi. Unë nuk i ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur, është çështje e tyre dhe jo përgjegjësi e imja”, është shprehur Bardhi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI