Flash

Familja mbretërore po bën gjithçka për të shmangur një tjetër sulm

Lapsi.al 26 July 2023
Familja mbretërore po bën gjithçka për të shmangur

Familja mbretërore po bën gjithçka që mundet për të shmangur një tjetër sulmi të mëtejshëm ndaj pallatit, sipas një eksperti mbretëror.

Biografi mbretëror Christopher Andersen shkroi:

“Gjëja e fundit që anëtarët e moshuar të familjes mbretërore duan është që një fëmijë tjetër shkruan një libër pas publikimit të “Spare” të princit Harry.

Ata duhet të mendojnë për ndjenjat e Xhorxhit në lidhje me vëllezërit e motrat e tij. George ka gjithë këtë presion”, tha Andersen për “Us Weekly”, duke shtuar se Princi George, i dyti në radhën e fronit, do të duhet të mbështetet tek motra e tij, Princesha Charlotte, 8 vjeç, dhe vëllai i tij, Princi Louis, 5 vjeç, për mbështetje më vonë në jetë.

“Ai ka këta dy vëllezër e motra që mund ta ndihmojne, të cilët mund të lehtësojnë një pjesë të presionit dhe të ndajnë një pjesë të barrës,” shtoi ai.

Andersen shtoi se “në të njëjtën mënyrë, ata nuk duan të ndihen të mënjanuar. Ata nuk duan të ndihen të padukshëm nën hijen e tij.”

“Familja mbretërore nuk dëshiron që një fëmijë tjetër të shkruajë një libër… një tjetër botim të Spare”, tha Andersen.

Më tej ai tha: Natyrisht, Harry ishte shumë i lënduar duke qenë nën hijen e vëllait të tij. Unë mendoj se ata janë të vetëdijshëm për këtë.”

Eksperti mbretëror shtoi se “dinamika e familjes” midis George dhe vëllezërve e motrave të tij “është shumë më e shëndetshme se sa do të ishte normalisht në familjen mbretërore”.

Kjo vjen pasi ish-biografja e Dukës së Sussex-it, Angela Levin, i bëri paralajmërimin familjes mbretërore se George, i dyti në radhën e fronit, ka një rrugë të ngjashme me Harry-n.

“Kate dhe William janë aty për ta ndihmuar George,” tha Levin për revistën OK.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi me djalin e Lebron James

Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, është në një spital në Los Anxheles pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje. Revista e përjavshm...

12:07

Çfarë e bën të veçantë Doja Cat

Çdo gjë që Doja Cat bën, tërheq vëmendjen e njerëzve. Një vit pasi qethi kokën live në Instagram, këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh: Rozë dhe me një...

16:31

Historia 64-vjeçare e krijimit të "Barbie"

Barbie ka frymëzuar brezat që u rritën me këtë lodër. Filmi i ri i regjisores Greta Gerwig luan me të dy perceptimet e kukullës Barbie të Handler-it që shtyn ku...

14:31

Taylor Swift thyen rekord

Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord. Këngëtarja e "Lavender Haze" ka fituar zyrtarisht më shumë albume nr. 1 se çdo artiste femër në histori, sipas Billboar...

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI