Flash

Detaje prapa dyerve të mbyllura të Asamblesë, argumenti qesharak i Ramës për të larguar Gjiknurin

Lapsi.al 26 July 2023
Detaje prapa dyerve të mbyllura të Asamblesë, argumenti qesharak

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste në këtë fund korriku prodhoi vetëm një lajm; lëshimin që Edi Rama i bëri numrit dy të partisë, Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri, lëshim që ngjan të jetë i njëjtë me atë të Arben Ahmetajt kur e shkarkoi fillimisht nga posti i zëvendëskryeministrit e më pas nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë, për të qenë sot në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Ndonëse ishte një mbledhje e bunkerizuar, pa praninë e mediave dhe pa një transmetim live siç kemi parë në të kaluarën, Rama e regjistroi takimin me kamerat e veta. Ndoshta për ta transmetuar një moment tjetër ose thjesht për ta mbajtur në arkivë.

Përtej këtyre, Lapsi.al zbardh disa detaje nga brenda mbledhjes. Për ta bërë qasharak vendimin e tij për largimin e Damian Gjiknurit, ai i përdori atij si argument dështimin me Akademinë Politike të Partisë Socialiste. E thënë më thjeshtë, Gjiknuri sipas Ramës nuk kishte bërë sa duhej për brumosjen e të rinjve me idetë e së majtës dhe përgatitjen e një takëmi njerëzish që në të ardhmen do të marrin frenat e partisë. Kaq i tha Rama socialistëve dhe propozimin e tij për largimin e Sekretarit të Përgjithshëm e hodhi në votim.

Afërmendsh që u miratua në mënyrë unanime e askush nuk bëri zë. Gjiknuri vetë e përcolli vendim me një buzëqeshje të ngrirë. Ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, se mënjanimi i Damian Gjiknurit lidhet vetëm me aferën e inceneratorëve dhe përmendjen e emrit të tij në dosjën e SPAK. Rama këtë gjë nuk e thotë, njësoj siç bëri edhe kur shkarkoi Arben Ahmetajn.

Në vijim të fjalës së tij në Asamble, Rama iu la porosi ministrave e kryetarëve të bashkive të çonin përpara punët me njerëz që pranojnë të firmosin. Kishte këtu parasysh klimën e terrorit të krijuar për shkak të arrestimeve të njëpasnjëshme të SPAK. Thënë më thjeshtë kryetari i socialistëve iu ka kërkuar njerëzve me të cilët kontrollon pushtetin të gjejnë nëpunës e zyrtarë që pranojnë të bëjnë burgun për ta.

Lexo edhe Video komenti/ Pse Rama i shmangu ndryshimet në qeveri

I frustruar dhe në humor të keq, Rama u kap edhe me deputeten e tij të vetme në qarkun Kukës, Gerta Duraku, duke e sjell aty në Asamble si shembulli më i keq i përfaqësuesit të PS-së që s’ka folur kurrë në Kuvend e as ka qenë prezente në qarkun e saj. Gjithë propozimet që ai bëri, përfshi edhe shkarkimin e 8 sekretarëve të partisë, u votuan në mënyrë unanime pa asnjë debat apo kundërshtim duke rikonfirmuar edhe njëherë asfiksimin e plotë të demokracisë brenda partisë më të madhe në vend.

Lexo edhe Pse e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS

Sa i përket qeverisjes, Rama tha se me atë do të merret në muajin shtator duke lënë kështu të nënkuptohet se ndryshimet që janë paraparë të kryhen do të zyrtarizohen në vjeshtë. I tillë është edhe shkarkimi që u lajmërua nga mediat pranë qeverisë i ministres së Financave, Delina Ibrahimaj e që u mohua nga kjo e fundit më vonë e po kështu nga vetë Rama. Por largimi i saj dhe i ministrave të tjerë është tashmë pa kthim. Vapa ikën me gushtin e shtatori vjen shpejt.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI