Flash

Çfarë ndodhi me djalin e Lebron James

Lapsi.al 26 July 2023
Çfarë ndodhi me djalin e Lebron James

Bronny James, djali i madh i yllit të NBA, LeBron James, është në një spital në Los Anxheles pasi pësoi arrest kardiak gjatë një stërvitje.

Revista e përjavshme amerikane, “PEOPLE” shkruan se 18-vjeçari ishte në praktikën e basketbollit në Universitetin e Kalifornisë Jugore kur ndodhi incidenti.

“Dje teksa po ushtrohej Bronny James pësoi një arrest kardiak. Stafi mjekësor ishte në gjendje ta trajtonte Bronny-n dhe ta çonte në spital. Ai tani është në gjendje stabile dhe ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv (ICU). Kërkojmë respekt dhe privatësi për familjen James dhe do të përditësojmë mediat kur të ketë më shumë informacion”- tha për PEOPLE një përfaqësues i familjes James.

“LeBron dhe Savannah dëshirojnë të dërgojnë publikisht falënderimet dhe vlerësimin e tyre më të thellë për stafin mjekësor dhe atletik të USC për punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm për sigurinë e atletëve të tyre.”

Sipas një raporti nga TMZ, gjendja e Bronny u konsiderua alarmante e më pas atleti i ri u transportua në spital me një ambulancë nga Qendra Galen e USC rreth orës 9:26 të mëngjesit të së hënës.

Bronny u diplomua nga shkolla e mesme e Sierra Canyon në maj dhe kishte njoftuar se do të shkonte në USC për të luajtur basketboll në fillim të atij muaji. Duke folur me Spectrum SportsNet në atë kohë, LeBron e quajti rastin “një nga ditët më të mira të jetës sime”.

“Së pari, urime Bronny për vendimin që mori. Unë jam super krenar për të, familja jonë është krenare për të. Për mua personalisht është edhe më e veçantë, sepse është hera e parë që dikush nga familja ime shkon në kolegj. Natyrisht, unë nuk shkova në kolegj. Super budalla krenar, super emocional, por thjesht super budalla i emocionuar dhe i lumtur për udhëtimin e tij“, tha në atë kohë LeBron.

Të këshilluara

Çfarë e bën të veçantë Doja Cat

Çdo gjë që Doja Cat bën, tërheq vëmendjen e njerëzve. Një vit pasi qethi kokën live në Instagram, këngëtarja u shfaq me një model të ri flokësh: Rozë dhe me një...

16:31

Historia 64-vjeçare e krijimit të "Barbie"

Barbie ka frymëzuar brezat që u rritën me këtë lodër. Filmi i ri i regjisores Greta Gerwig luan me të dy perceptimet e kukullës Barbie të Handler-it që shtyn ku...

14:31

Taylor Swift thyen rekord

Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord. Këngëtarja e "Lavender Haze" ka fituar zyrtarisht më shumë albume nr. 1 se çdo artiste femër në histori, sipas Billboar...

18:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI