Flash

Berisha: Damiani u flak sot si Ahmetaj, iu dha këshilla të arratisej

Lapsi.al 26 July 2023
Berisha: Damiani u flak sot si Ahmetaj, iu dha këshilla të arratisej

Sali Berisha komentoi mbledhjen e Asamblesë së PS-së mbrëmjen e sotme. Në një dalje për mediat, ai u ndal më së shumti te mënjanimi i Damian Gjiknurit. Më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë, pas asaj Putin-Lukashenko, u mbyll siç filloi, nën flakët e djegësave. Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës. Mafia shtetërore më e rrezikshme në Europë, u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë. U mblodh me dyer të mbyllura pasi prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës. Ka tronditur sepse ka sjellë edhe njëherë në skenë për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën. Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja ‘Ahmetaj’, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj. Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore. Edi Rama me Vangjush Dakon në një darkë intime me një rreth të ngushtë, Edi Rama ngrihet dhe i habiti të pranishmit. Dollinë e parë, nuk e ngriti për sebepin për të cilin ishin mbledhur. Tha do e ngre për Vangjush Dakon, mikun tim më të shtrenjtë në PS, i cili ka kaluar çdo Vetting, edhe vettingun...për hir të privatësisë nuk po e them se të kujt. Shkoni dhe pyesni Dakon po të doni. Po u them ministrave, Edi Rama do t'u flakë një nga një njësoj si Dakon. Po të doni komunikoni me të. Gjiknuri është i pashpresë. 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI