Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Bashkia e Tiranës mbledh të ardhura rekord nga ndërtimet dhe çmimet e larta në 2022

Lapsi.al 26 July 2023
Bashkia e Tiranës mbledh të ardhura rekord nga ndërtimet dhe

Shtimi i ndërtimeve në kryeqytet së bashku me shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve i kanë sjellë indirekt përmes taksave rreth 44% të të gjitha të ardhurave të veta që Bashkia mbledh në një vit nga taksat e tarifat. Sipas të dhënave nga Co-Plan, të ardhurat nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” (TNI), për Bashkinë e Tiranës ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 70 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Kësaj takse u nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera dhe për kryeqytetin ajo është sa 8% e vlerës së shijes.

Që prej vitit 2018, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ka sjellë mbi 40% të të ardhurave totale të veta të bashkisë, nga 17-25% që luhatej në vitet e mëparshme, duke e lënë kryeqytetin të varur nga lejet e ndërtimit për sigurimin e pjesës më të madhe të fondeve të veta.

Rritja e lartë e të ardhurave nga kjo taksë është e lidhur drejtpërdrejt me shtimin e lejeve të ndërtimit vitet e fundit, por edhe shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit për banesa në kryeqytet ishte 1.8 milionë metra katror, duke shënuar një nivel historik rekord, me rritje 25.7% nga viti i kaluar. Kjo sipërfaqe përbën rreth 85% të totalit të dhënë nga bashkia për 2022-n.

Në Tiranë po ndërtohet me ritme shumë më të larta në krahasim me rajonet e tjera të vendit. Sipas Ci-Plan, nga rreth 10.1 miliardë lekë të ardhura nga TNI, rreth 73% e tyre është mbledhur në Bashkinë e Tiranës. Përjashtuar të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 2.7 miliardë lekë nga TNI, në rritje me rreth 26% në terma vjetorë.

Co_plan thekson se nga një anë, TNI ka kontribuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave në buxhetin vendor, nga ana tjetër, i vendos ato në një pozicion sfidues për ofrimin e infrastrukturave të nevojshme publike, të cilat gjithashtu kërkojnë financime si në zhvillim fillestar, ashtu dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme, duke rritur presionin për shërbime infrastrukturore për bashkitë.

Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë në Tiranë

Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull i ndërtimeve pritet të vijojë. Në vitin 2023, nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.

Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.

Edhe në 2024 dhe 2025, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit.

Nga i siguron Bashkia të ardhurat e tjera

Në vitin 2022, Bashkia Tiranë mbledhur gjithsej vetë nga taksat dhe tarifat (pa përfshirë transfertat e kushtëzuara dhe taksat e ndara), rreth 16.9 miliardë lekë (gati 160 milionë euro), me një rritje prej 2.6% me bazë vjetore.

Pas taksës së ndërtimeve të reja në infrastrukturë, zëri i dytë që i sjell më shumë të ardhura bashisë është “tarifa administrative ”(vertetime, licenca, gjoba, qira, menaxhimi i aseteve, mencat etj.), me 16% të totalit, e ndjekur nga Tarifat e pastrimit dhe gjelbërimit (13.6%), Taksa mbi pasurine e paluajtshme (13.5%), Tarifat per zenien e hapesires publike (5.2%).

Në total, së bashku me fondet e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara që merr nga qeveria qendrore dhe taksat e ndara (Regjistrimi automjeteve dhe renta mineraret; Taksa e transferimit të drejtave të pronësisë), Bashkia kishte në dispozicion 27 miliardë lekë në vitin 2022 (rreth 250 milionë euro), me një rritje prej 4.6% me bazë vjetore.

Bashkia Tiranë është e vetmja që arrin të sigurojë mbi 60% të të ardhurave nga taksat dhe tarifat që mbledh vetë, ndërsa Bashkitë e tjera varen në rreth 60-70% nga transfertat buxhetore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI