Flash

3 milionë euro drogë në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 26 July 2023
3 milionë euro drogë në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë

Në kuadër të një hetimi nga autoritetet e Bolonjas, për trafikimin e drogës në zonë, skuadra antidrogë ka pikasur një 29-vjeçar shqiptar i cili ishte vëzhguar prej kohësh nga policia, i cili është takuar më pas me bashkëatdhetarin e tij 29-vjeç, të cilët kanë shkëmbyer një zarf në makinë.

Kjo ka mjaftuar për autorietet të cilat kanë ndërhyrtë dhe kanë ndaluar dy shtetasit, ku më pas kanë kryer kontrolle fizike në banesën 28-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 5 kilogramë kokainë. Më pas, karabinierët kryen një kontroll fizik në banesën e 29-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 24 kilogramë kokainë dhe rreth 439 kilogramësh hashash. Vlera e llogaritur në treg e kësaj sasie droge nga autoritetet ishte rreth 3 milionë euro.

Në shtëpinë e tij, gjithashtu u gjetën edhe 11 mijë euro cash, një armë zjarri pistoletë me municione, gjithashtu dhe një çelës apartamenti. Në bazë të informacioneve të mëparshme nga policia, ata arritën të gjenin banesën përkatëse të çelësave të gjetur, ku në apartament të cilët ata ua kishin dhënë me qira disa shqiptarëve të tjerë, u gjetën dhe 50 mijë euro të tjera cash.

Ata u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolonjes. Sipas medieve italiane, mbi dy shqiptarët rëndojnë akuzat e posedimit dhe trafikimin të drogës dhe armëve të zjarrit. Ata ndodhen në paraburgim ku do të presin dënimin nga gjykata.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI