Tani që kanë shpartalluar përfundimisht opozitën, gazetarët e oborrit janë futur në garë se cili mban më shumë anë në luftën e brendëshme në PS. Nuk kishte surprizë se italo - shqiptari Karlo Bolino do të zgjidhte Erion Veliajn. Dhe pikërisht në ditët e tij më të vështira, pikërisht kur emri i del i njollosur në dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Këtë impikim e bëri të ditur edhe një media që për kolegët e vet quhet serioze, por për PD-në e Berishës konsiderohet si sorosiane, agjensia BIRN. Ajo botoi një artikull që i referohej dosjes së SPAK, sipas të cilit Veliaj është i përfshirë edhe si nismëtar edhe si nxitës edhe si financues i inceneratorit të Mërtirit, Zotos dhe Gugallës.
Komenti nga Andi Bushati ne Lapsi Videos
Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen Lapsi Videos në Facebook
Pikërisht në këtë kohë, kur kryebashkiaku i Tiranës ka më shumë nevojë, Bolino ka vendosur ti vërë gjoksin lartësimit të figurës së tij. Këtë nuk po e bën vetëm duke i kërkuar llogari organizatave ndërkombëtare të lirisë së shtypit, që etiketohen tek Shqiptarja.com si berishiste (mos e humbni linkun për këtë temë), pasi kritikojnë sjelljen e Veliajt me gazetarët. Këtë mision e ka marrë përsipër duke e shpallur personalisht Lalin si "një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve".
Lexo me tej: Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha
Në një kolumne ku analizonte rezultatin e zgjedhjeve të përsërituara në Rogozhinë dhe humbjen e thellë të opozitës Berisha-Meta, Bolino kishte gjetur rastim të shpallte dhe Veliajn "figurë të fuqishme". Aq me shpejtësi dhe urgjencë e kishte bërë, sa në shkrimin që si gjithmonë ai e shkruan fillimisht në gjuhën e nënës, përkthyesi nuk kishte pasur kohë që fjalën "area" ta përkthente në shqip në rajon apo "zonë".
Në artikull Bolino shpjegonte se Berisha dhe Meta janë humbës kronikë që elektorati nuk i do, pa u lodhur të hulumtojë se si ndryshuan afro 2 mijë vota në dy muaj. Ai shkruante: "Kjo, pa i hequr asnjë meritë triumfit personal të Erjon Veliajt, i cili e drejtoi vetë në Rrogozhinë fushatën zgjedhore, duke shpartalluar edhe këtë herë “Bashkë fitojmë” ne zonën qe drejton dhe duke u rikonfirmuar një figurë e fuqishme në brezin e ri të socialistëve".
Të gjitha rastet/ Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave
Opozita në vend i ka denoncuar gjithnjë si të dyshimta lidhjet e Bollinos me Veliajn duke botuar herë pas herë edhe foto të tyre familjarisht duke vizituar Alberobello, në "area" të Puljes. Në fund para fushatës edhe rivali i Veliajt, Belind Këlliçi akuzoi Veliajn se qëndronte pas financimit të dyshimtë që Klodian Zoto i inceneratorit të Tiranës i pati bërë Report TV dhe Shqiptarja.com para zgjedhjeve të vitit 2021. Sepse mediat e Bollinos janë nga ato që kanë marrë reklamë nga një kompani korruptive, e cila operonte pa konkurencë në treg.
Dosja e SPAK: Veliaj kërkoi inceneratorin e Tiranës (emailet me Klodian Zoton)
Por, të gjitha këto janë thjesht akuzat e opozitës. Tani, kur kjo e fundit është e pashpresë, loja po luhet për ekuilibrin e forcave brenda shumicës qeverisëse. Dhe në këtë lojë, Veliaj tani ka më shumë nevojë se kurrë, pasi i ka dalë emri në dosjen e SPAK për inceneratorin. Prandaj dhe ushtari italo-shqiptar Bolino është hedhur në sulm duke shfrytëzuar si pretekst Rogozhinën, për ta shpallur atë "një figurë të fuqishme në brezin e ri të socialistëve".
©Lapsi.al