Flash

Rënia e euros/ Çfarë fsheh Banka e Shqipërisë

Lapsi.al 25 July 2023
Rënia e euros/ Çfarë fsheh Banka e Shqipërisë

Shoqatat e biznesit kanë shprehur sot shqetësimin për efektin që zhvlerësimi i euros po jep në aktivitetin e tyre. Por në deklaratën që bënë për media, ata akuzuan Bankën e Shqipërisë se jo vetëm nuk ka vepruar, por as ka bërë transparencë se çfarë po ndodh në tregun shqiptar ndryshe nga e gjithë Europa.

"Banka e Shqipërsië, jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valuator, por ka refuzuar të bëjë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valuator, për të shpjeguar me statistika e të dhëna konkrete e të kuptueshme se: çfarë ka ndodhur që mbiçmohet monedha vendase në Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë? Çfarë projeksioni e perspektive ka kjo çështje?" thuhet në deklaratën për mediat.

"Nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim zyrtar nga Banka e Shqipërisë, se pse mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit – çka do të thotë që bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e madje edhe qytetarët, efektivisht ushtrojnë aktivitet ekonomik e financiar në ambient të pasigurtë!”- nënvizojnë eksportuesit në njoftim.

Eksportuesit paralajmëruan se ky zhvlerësim rekord i euros po sjell pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

“Tashmë pasojat tepër të rënda të mbiçmimit të lekut deri në kursin e këmbimit ‘1 me 1’ po shfaqin efektet e para: në tërësi në ekonomi (ulje dy shifrore të eksporteve prej disa muaj radhazi), po shfaqin efekte të drejtpërdrejta në xhepat e qytetarëve që të ardhurat i kanë nga remitancat, apo jo pak nga ata që i kanë kreditë për shtëpi në euro, ndërsa specifikisht për bizneset eksportuese është i garantuar falimenti. Gjatë gjithë kësaj periudhe, bizneset (sidomos ato eksportuese), kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet dhe për të bashkëpunuar me aktorët institucionalë për zgjidhjet, por është fakt që nuk ka patur asnjë progres (ndërsa regresi i kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që agravon përditë). Për fat të keq, ekspertët dhe këshilltarët ekonomikë të institucioneve qendrore publike me të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar e të pashpjegueshëm të lekut, nuk kanë reflektuar koshiencën e plotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojat ekonomike e sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë”-thuhet në deklaratë.

Edhe pse monedhat e huaja e kanë nisur javën me një rritje të lehtë kundrejt lekut, ato sërish janë zhvlerësuar deri më 20% nga një vit më parë.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 2.7 Rihter ka goditur Greqinë këtë pasdite. Mediet greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra ne veri-lindje të ...

21:43

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI