Flash

Vranë bashkëkombasin dhe plagosën 2 të tjerë, kapen vëllezërit shqiptar në Itali

Lapsi.al 24 July 2023
Vranë bashkëkombasin dhe plagosën 2 të tjerë, kapen

Një shtetas shqiptar ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali mbrëmjen e së diele si pasojë e një sherri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Padovas, ku sipas medieve italiane tre shqiptarët u përfshinë në një sherr mes tyre ku më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Si pasojë, njëri prej shqiptarëve, 24-vjeçari Albert Deda ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë bërë me dije se autorë të ngjarjes kanë qenë gjithashtu dy vëllezër shqiptarë. Ata janë ndaluar orët e vona të së dieles nga policia e Padovës momente para se të kalonin kufirin. Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Gorizias dhe po presin dënimin e tyre nga gjykata. Sipas policisë italiane, sherri nisi si pasoje e një “larje hesapesh” mes bashkëatdhetarëve.

Të këshilluara

Shtyhet lançimi i iPhone 15 pro

iPhone 15 Pro i ardhshëm i Apple mund të vonohet. Telefoni mund të mos arrijë deri në tetor - dhe madje edhe atëherë mund të goditet nga mungesa e aksioneve,...

16:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI