Flash

Tiffany Haddish flet për ndarjen nga reperi

Lapsi.al 24 July 2023
Tiffany Haddish flet për ndarjen nga reperi

Tiffany Haddish ka reaguar së fundmi ndaj deklaratës së Common për ndarjen e tyre.

Ajo sqaroi për Washington Post se ndarja e tyre "nuk ishte e ndërsjellë" pavarësisht pretendimeve të reperit. “Ishte më shumë ai që thonte: ‘Unë mendoj se kjo marrëdhënie ka përfunduar, pretendoi ajo t. “Dhe unë thashë, ‘Ok. Do të jesh një burrë beqar 50-vjeçar?' Haddish gjithashtu akuzoi ish-in e saj se nuk e kishte ftuar në një sërë ngjarjesh para ndarjes – duke përfshirë festimin e ditëlindjes së tij.

Ndërsa ishte në lidhje me aktorin nga viti 2020 deri në vitin 2021, Tiffany ndihej më e sigurt nga të gjitha marrëdhëniet që ajo ka pasur ndonjëherë". Aktorja e quajti romancën e tyre "më të shëndetshme dhe]më argëtuesen" e jetës së saj. Që kur Common përfundoi gjërat, Haddish tha se ajo ka mbetur një "person pozitiv" që po mban shpresë për një "partner për të kaluar jetën me të".

Fituesja e Emmy-t, megjithatë, vuri në dukje, "Por gjithashtu, mendoj se kam qenë vetëm për kaq shumë kohë. Dhe jam mësuar me braktisjen, e pres. E cila është e trishtueshme, apo jo?”

Ajo dhe Common u përfolën për lidhje herën e parë në maj 2020 kur morën pjesë së bashku në festat e Zoom gjatë karantinës, me dyshen duke pritur tre muaj për të konfirmuar lidhjen e tyre. Lajmet për ndarjen e tyre u publikuan në nëntor 2021. "Ne arritëm të kuptojmë se kjo është ajo që do të jetë më e mira për ne," u tha Common dëgjuesve të "Hollywood Unlocked With Jason Lee" , duke e quajtur atë një "vendim të ndërsjellë"./Lapsi.al

Të këshilluara

Victoria Beckham ribashkohet me "Spice Girls"

Victoria Beckham u rikthye në rolin e saj si Posh Spice nga Spice Girls për një natë karaoke në Miami – ndërkohë që la të kuptohet edhe për një ribashkim për gr...

14:36

Zayn Malik rikthehet në muzikë

Zayn Malik është rikthyer zyrtarisht. Ish anëtari i One Direction, publikoi këngën e tij të parë "Love Like This", pas dy vitesh. Klipi, i cili u drejtua nga...

11:15

Ndahet nga jeta Tony Bennett

Këngëtari legjendar Tony Bennett është ndarë nga jeta në moshën 96- vjeçare. Bennett ndërroi jetë në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork, vetëm dy javë para...

10:11

Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Drake ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk është martuar, teksa foli për jetën e tij të dashurisë. Duke u shfaqur në "The Really Good Podcast with Bobbi Altho...

09:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI