Flash

Shtyhet për në shtator gjyqi për inceneratorin e Fierit

Lapsi.al 24 July 2023
Shtyhet për në shtator gjyqi për inceneratorin e Fierit

Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit shtyhet për në shtator. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se seanca e radhës është caktuar më 6 shtator, pasi avokatët e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nuk kishin gati konkluzionet.

Ata i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.

Avokati i Klodian Zotos deklaroi se do ta bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatet e ish-ministrit Lefter Koka.

Avokati i Regan Merdanit paraqiti sot dokumente që provojnë problemet shëndetësore të klientit të tij.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se për Kokën, Bllakon, Abeshin, Muçën, Shaterij, Muratajn, Cenameri dhe Dervishaj edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike.

Dënimi i kërkuar nga SPAK, secilit i ulet një e treta nga gjykimi i shkurtuar:

Lefter Koka 10 vjet

Alqi Bllako 7 vjet

Klodian Zoto 12 vjet

Pellumb Abeshi 4 vjet

Florian Muçaj 3 vjet

Azem Shatëri 3 vjet

Erjon Murataj 4 vjet

Sabina Cenameri 4 vjet, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur

Arben Dervishaj 4 vjet

Loran Dusha 8 vjet

Arjola Kodra 3 vjet

Arbër Denizi 7 vjet

Juri Imeraj 7 vjet

Regan Merdani 4 vjet

Gentian Zifla 4 vjet

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI