Flash

Rusia akuzon Ukrainën për sulmet me dronë në Moskë

Lapsi.al 24 July 2023
Rusia akuzon Ukrainën për sulmet me dronë në Moskë

Rusia e ka akuzuar Ukrainën se është mbrapa sulmeve me dronë që i kanë dëmtuar të paktën dy ndërtesa në Moskë, në mëngjesin e së hënës. Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy dronët janë “shtypur dhe shkatërruar” dhe se nuk ka të vdekur. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, ka raportuar se një dron ka rënë afër Ministrisë së Mbrojtjes. Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar ende, mirëpo ata rrallë e marrin përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se sulmet me dronë i kanë goditur ndërtesat “jo të banueshme” rreth orës 4:00 të mëngjesit. Sipas Radio Evropa e lire ai ka thënë se ndërtesat nuk kanë pësuar ndonjë dëm të madh. Moska e ka akuzuar edhe në të kaluarën Ukrainën për kryerje të sulmeve me dronë. Më herët gjatë këtij muaji, Rusia ka thënë se Ukraina ka nisur sulme me dronë në Moskë, duke rezultuar me ndërrim të kahes së fluturimeve që do të duhej të ateronin në Aeroportin ndërkombëtar Vnukovo.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Më herët, në maj, Kievi e ka mohuar kryerjen e një sulmi me dronë në Kremlin, të cilin Rusia e ka konsideruar si tentim-vrasje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Incidenti i së hënës vjen një ditë pasi Rusia e ka shënjestruar qytetin ukrainas të Odesës, me sulme të reja raketore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar për hakmarrje. “Definitivisht, ata do të përjetojnë këtë”, ka thënë ai përgjatë një adresimi në mbrëmje.

“Shënjestra të raketave nuk janë vetëm qytetet, fshatrat apo njerëzit. Shënjestër është njerëzimi dhe themelet e gjithë kulturës sonë evropiane”. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI