Flash

Qytetarët: Nuk punon sistemi i "ALEAT", nuk dimë si të marrim pasaportat

Lapsi.al 24 July 2023
Qytetarët: Nuk punon sistemi i "ALEAT", nuk dimë si të

Një ditë pas publikimit të njoftimit të Ministrisë së Brendshme që pas 1 gushtit, nuk do të jetë më kompania "Aleat” që do të prodhojë pasaportat dhe ID, por kompania shtetërore, mëngjesin e sotëm në sportelet e kompanisë private nuk është ofruar shërbim.

Qytetarët pohuan për “News 24” se kanë pritur që nga mëngjesi në radhë për të marrë shërbimin, por teksa ora shënonte 11.00 nuk kishin kryer punë. Atyre iu ishte komunikuar nga punonjësit e zyrës se sistemi nuk punon.

“Nuk punon sistemi. Punonjësja tha mund të rregullohet për një ose dy ditë”, tha një qytetar.

Punonjësit e “ALEAT”, thanë për Neës24 se sistemi nuk është funksional që prej mëngjesit të kësaj të hëne dhe ende nuk kanë një përgjigje nga kompania se kur mund të rifillojë procesi.

Kujtojmë se duke nisur nga 1 gushti i këtij viti aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj. Kuponët do të jenë të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “ALEAT” konfirmuan se afati i fundit i aplikimit për karta identiteti ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nuk dihet ende se avaria e krijuar në sistem, ka të bëjë me ndonjë problem teknik të rrjetit, apo me faktin se kompania koncensionare do të zëvendësohet nga një shoqëri shtetërore.

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI