Flash

Propozimi i pedagoges: Spilleja të kthehet në plazh vetëm për gratë e mbuluara myslimane!

Lapsi.al 24 July 2023
Propozimi i pedagoges: Spilleja të kthehet në plazh vetëm

Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeroi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania që në Spille të bëhet një plazh për gratë myslimane duke dhënë dhe shembullin e plazhit në Turqi.

Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.

“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor.

Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike.

Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që do të paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi.

Përse në vend që tua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane.

Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike” – u shpreh Tafçiu.

Jo pak herë vajzat dhe gratë myslimane janë paragjykuar në plazh për faktin që zgjedhin të jenë të mbuluara me burka.

Këtë herë debati ka lindur në Itali. Kryetarja e një bashkie italiane ka nxitur polemika në vend me deklaratën e saj kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit.

Anna Maria Cisin ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI