Flash

Policia ndalon kreun e IKMT Tiranë, kushëriri i ministres Ogerta Manastirliu

Lapsi.al 24 July 2023
Policia ndalon kreun e IKMT Tiranë, kushëriri i ministres Ogerta

Kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në Tiranë dhe tre vartës të tij janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Florian Manastirliu dhe tre vartës të drejtorisë së tij.

Newsbomb.al mëson se Florian Manastirliu është kushëriri i parë i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manstirliu dhe ishte emëruar në këtë detyrë vetëm një muaj më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i IKMT, Agim Ismaili e kishte emëruar Manastirliun jo me larg se një muaj më parë në postin e drejtorit të Inspektoriatit për Tiranën. Mirëpo, këtë të hënë ky shtetas dhe tre vartës të tij janë ndaluar dhe ndodhen në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Nuk ka shumë detaje, por nga burimet policore bëhet me dije se drejtori Florian Manastirliu dhe vartësit e tij janë kapur në përgjime gjatë kryerjes së detyrës.

NJOFTIMI I POLICISË LIDHUR ME NGJARJEN:

Tiranë

Më datë 24.07.2023 është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë një subjekt privat dhe ka kallëzuar se ditën e sotme, në objektin e tij, janë paraqitur 11 inspektorë të IKMT-së, dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren. Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjëndje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI