Flash

Degradimi/ Basha i grabit vulën edhe Gaz Bardhit

Lapsi.al 24 July 2023
Degradimi/ Basha i grabit vulën edhe Gaz Bardhit

Në PD e vulës ka mbetur veç vula, ndaj lufta bëhet për vulën. Sapo ka mësuar se grupi i deputetëve që i kanë dalë kundër kërkoi thirrjen e Këshillit Kombëtar për t'ia deligjitimuar garën farsë në 29 Korrik, Lulzim Basha ka bërë një vendim qesharak dhe ia ka hequr vulën nga duart Gaz Bardhit, që de jure është sekretar i përgjithshëm i PD-së së vulës.

Gjithçka filloi kur shtatë deputetë të PD-së që kundërshtojnë rizgjedhjen e Bashës të shtunën i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhit që të thërrasë Këshillin Kombëtar për të ndalur procesin.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Një nga firmëtarët e kërkesës, deputeti Bledjon Nallbati shpjegoi se kërkesa e tyre synon zgjedhje reale për PD.

“Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statuti. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përçarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja është shprehur se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

 

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që Bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha “vetë numëro dhe vetë fito”, ka thënë ai.

Deri të shtunën, mbeten ende 5 ditë, por Gazment Bardhi e konfirmoi thirrjen për Këshillin Kombëtar.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar” tha ai.

 

Me të mësuar për nismën, Basha ka urdhëruar që Gaz Bardhit t’i merret vula. Kryesia që i bindet urdhrave të tij vendosi që për prodhimin dhe administrimin e vulës së parties të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa. Vendimi i zbardhur më poshtë:

Këtë vendim, Bardhi e ka ironizuar. "Për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!" ka reaguar ai për A2CNN.

Lëvizja ekstreme e Bashës e vë atë përballë një grupimi deputetësh që e kanë refuzuar si alternativë që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit 2022 dhe pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit të këtij viti, kur PD doli forcë e tretë.

Lexo edhe: Berisha: Gaz Bardhin e duartrokita me zemër, tha të vërtetën!

Lexo edhe: Mllefi i Gazment Bardhit/ Çfarë kërkon djali plangprishës i Lulzim Bashës

Ndërkohë, pak ditë më parë në parlament, Sali Berisha i është bashkuar duartrokitjeve të deputetëve të opozitës pas fjalimit që mbajti Gaz Bardhi. Kur u pyet nga gazetarët se përse e kishte duartrokitur Bardhin, Berisha u shpreh: "I meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”./Lapsi.al

Për më shumë shikoni këtë koment nga Armand Shkullaku për çarjen brenda PD-së së vulës

Më shumë video si kjo mund të gjeni tek Lapsi Videos

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI