Flash

Asgjësohen 491 bimë kanabis në Librazhd, policia në kërkim të autorëve

Lapsi.al 24 July 2023
Asgjësohen 491 bimë kanabis në Librazhd, policia në

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në Librazhd.

Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar “Çereshta”, si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zbutet moti, ja kur do të ulen temperaturat

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Në një lidhje live për...

12:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI