Flash

Kishte kthyer vilën në ‘shtëpi bari’, arrestohet 43-vjeçari

Lapsi.al 23 July 2023
Kishte kthyer vilën në ‘shtëpi bari’, arrestohet

Një 43-vjeçar është arrestuar pasi ishte në kërkim për lëndë narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.K., pasi së bashku me vëllain e tij kishte kultivuar bimë narkotike, rreth 444 rrënjë kanabisi dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar një arsenal armësh.

Detaje nga policia: 

Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Krahët e krimit”, i zhvilluar më 24.01.2023.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. I ndaluari, vëllai i 46-vjeçarit të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit.

-Gjatë operacionit policor antidrogë të koduar “Krahët e krimit ”, u zbuluan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

-Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-S. K., 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. K., i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Bllokohen 30 skafe nga Vlora në Sarandë

Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë me grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me q...

12:56

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI