Flash

Jamie Foxx tregon për shtrimin në spital: Ishte ferr

Lapsi.al 23 July 2023
Jamie Foxx tregon për shtrimin në spital: Ishte ferr

Jamie Foxx tha se ai shkoi në "ferr dhe u kthye" ndërsa foli për herë të parë që nga shtrimi në spital pas një "komplikimi mjekësor" misterioz.

Fituesi i Oskarit, tregoi rreth përvojës  në një video emocionuese në Instagram të premten mbrëma. "Kam kaluar diçka që mendoja se nuk do ta kaloja kurrë," tha Foxx, duke informuarndjekësit e tij se nuk është "i verbër" ose "i paralizuar".

“E di që shumë njerëz prisnin ose donin të dëgjonin një përditësim, por të jem i sinqertë me ju, nuk doja që ju të më shihnit kështu,” pranoi ai me lot në sy. “Dua që të më shihni duke qeshur, duke kaluar një kohë të mirë, duke bërë festë, duke bërë shaka, duke bërë një film ose një shfaqje televizive. Nuk doja që të më shihnit me tuba  dhe duke u përpjekur të kuptoja nëse do t'ia dilja mbanë.”

Aktori nuk e bëri të ditur sëmundjen e tij, por më në fund është "në rrugën e shërimit". Foxx lavdëroi motrën e tij Deondra Dixon dhe vajzën Corinne Foxx, që i shpëtuan jetën. “Nuk mund t'ju them se sa e mrekullueshme është që familja juaj të futet në një mënyrë të tillë, dhe ju të gjithë e dini se ata e mbajtën atë hermetikisht - ata nuk lanë asgjë jashtë, ata më mbrojtën - dhe kjo është ajo që shpresoj që të gjithë mund të kenë në momente si këto. Por, po kthehem dhe jam në gjendje të punoj.”

Aktori përfundoi duke thënë se sytë e tij "janë mirë", duke dëshmuar se  "nuk është i paralizuar". “Unë thjesht dua të them se i dua të gjithë dhe e dua gjithë dashurinë që kam marrë.”/Lapsi.al

Të këshilluara

E vërteta rreth fotove të Meghan Markle

Meghan Markle shpesh akuzohet se i jep para paparacëve në mënyrë që ajo të mund të "inskenojë" foto, por një fotografe i ka kthyer përgjigje pretendimeve. Du...

13:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI