Flash

Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Lapsi.al 23 July 2023
Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Drake ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk është martuar, teksa foli për jetën e tij të dashurisë.

Duke u shfaqur në "The Really Good Podcast with Bobbi Althoff" të enjten, krijuesi i hitit "Hotline Bling", e quajti konceptin e martesës "një gjë e kohëve të lashta". "Une nuk e di. Duket si një gjë e kohëve të lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do vij dita që do martohem”, tha ai. “Por, nuk e di, nuk mendoj se mund t'i ofroj dikujt atë që do të kërkonin. Vetëm konsistencë. Mendoj se jeta ime, puna ime është prioriteti im.”

Drake, i cili ka qenë  i lidhur me shumë personazhe të famshëm, duke përfshirë Rashida Jones, Tyra Banks, SZA, Julia Fox dhe Rihanna, tha se nuk mund ta shohë veten duke u martuar me një koleg të famshëm. "Unë ndoshta nuk do të përfundoj duke u martuar me dikë të famshëm," u shpreh artisti. "Njerëzit e famshëm në të vërtetë nuk janë aq intrigues."

Dhe kur u pyet se çfarë cilësish kërkon tek një vajzë, reperi tregoi: "Më pëlqen dikush që  nuk janë thjesht si një kopje karboni, si një person që e kam parë shumë herë gjatë gjithë ekzistencës sime. Më pëlqen dikush me sens humori, e dini? Më pëlqen - nuk e di, si, cosplay."

Ndërsa ai nuk ka qenë kurrë i fejuar, reperi  mirëpriti djalin e tij Adonis, 6 vjeç, në vitin 2017, me artisten franceze, Sophie Brussaux.Pasi Pusha T pretendoi se Drake fshehurazi kishte një fëmijë me Brussaux, ai konfirmoi lajmin në albumin e tij të vitit 2018 "Scorpion"./Lapsi.al

Të këshilluara

E vërteta rreth fotove të Meghan Markle

Meghan Markle shpesh akuzohet se i jep para paparacëve në mënyrë që ajo të mund të "inskenojë" foto, por një fotografe i ka kthyer përgjigje pretendimeve. Du...

13:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI