Flash

Aksident në Levan, plagoset shoferja

Lapsi.al 22 July 2023
Aksident në Levan, plagoset shoferja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.

Bëhet me dije se një automjet tip Audi, i cili drejtohej nga një grua, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një tokë bujqësore.

Mësohet se e aksidentuara menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit. Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia, ndërsa dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të këshilluara

Moti/ Fundjavë përvëluese në Shqipëri

I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afri...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI