Flash

Shoferi i makinës me turistë, ky është viktima e aksidentit sot në Sarandë

Lapsi.al 21 July 2023
Shoferi i makinës me turistë, ky është viktima e aksidentit

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në Sarandë. Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga edhe është përmbysur. Për pasojë humbi jetën drejtuesi, Renato Bushi, foton e të cilit e keni më poshtë dhe tre pasagjerët. Një prej të lënduarve është shtetas anglez, Aduart Holand 31-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një çift shqiptarësh, Kevin Rama 26-vjeç nga Gramshi dhe bashkëshortja e tij Marika Zogari, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI