Flash

Ryshfet me patentat, SPAK çon për gjykim 25 të pandehur

Lapsi.al 21 July 2023
Ryshfet me patentat, SPAK çon për gjykim 25 të pandehur

Pokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten përfundimin e hetimeve paraprake dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të 25 të pandehurve të akuzuar se merrnin dhe jepnin rryshfet për të kthyer para afatit patentat e pezulluara. Mes të pandehurve janë edhe katër punonjës të Policisë së Shtetit.

“…Rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit“, citohet në njoftimin e SPAK.

Sipas SPAK, shtetasi Alkid Ndreu me detyrë specialist i administrimit të dokumentave dhe anëtar i OASH, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke qenë se ruajtja dhe administrimi i lejeve të drejtimit dhe praktikat e vendimeve ka qenë detyra e tij funksionale dhe moskryerja e kësaj detyre ka sjellë përfitime për persona të tjerë, si dhe ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit.

Po ashtu, ka rezultuar se në dy raste, Ndreu ka pranuar përfitim monetar në rastin e kthimit para kohe të lejeve të drejtimit të pezullara duke u akuzuar dhe për“Korrupsioni pasiv… ”.

Nën akuzë janë vendosur dhe Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i cili akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, për nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për disa shtetas.

Nga hetimi ka rezultuar se Picoku ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

SPAK sqaron se në këtë aferë janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë, Amarildo Lika dhe Kujtim Xhaja, që akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar, me qëllim nxjerrjen e lejeve të drejtimit para afatit të pezullimit për shtetas të ndryshëm.

Në rolin e ndërmjetësit në këytë proces, akuzohen se kanë qenë Eduart Caka; Revi Osmani; Ilir Tafa; Sefer Gianfrate; Evisjon Salku; Gerald Lusha; Ardit Shehu; Arisjon Rakipi dhe Arian Lika.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI