Flash

Tallja me qytetarët/ Këshillimi Kombëtar rikthehet si argument për kanabisin

Lapsi.al 21 July 2023
Tallja me qytetarët/ Këshillimi Kombëtar rikthehet si argument

Sa herë që kritikët i kujtojnë Edi Ramës interesin e popullin shqiptar, ai ka gati një shprehje; “Populli shqiptar është më i mençur se sa kujtoni ju”. Por nga tallja e trashë që ka bërë me përgjigjet e qytetarëve në Këshillimin Kombëtar, duket se as vetë nuk e beson atë që thotë.

Po të kthehemi në fillim të muajit Korrik, kryeministri bëri një deklaratë surprizë dhe shpalli fundin e Ballkanit të hapur. Papritur, e quajti atë një mision të përmbushur, të cilit i kishte ardhur fundi.

Pas kësaj, Lapsi.al iu kthye argumentave me të cilin Edi Rama e mbrojti aventurën e tij me Vuçiçin përmes përgjigjes së 59% e shqiptarëve që kishin mbështetur në Këshillimin Kombëtar. Nga mbi 500 mijë të pyetur rezultonte se shumica ishin pro një rajoni me lëvizje të lirë të njerzve mallrave dhe ideve.

Lexo edhe: Mbyllja e “Open Balkan”/ Ku shkuan 59% të shqiptarëve që e mbështesnin

Kuptohet se me kthesën e papritur për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur, Rama i hodhi në koshin e plehrave përgjigjet e Këshillimit Kombëtar. Zarfat e qindra mijëra qytetarëve nuk kishin më asnjë vlerë, ndryshe nga çfarë ishte propaganduar në fillim të vitit që shkoi.

Por tallja nuk ka përfunduar këtu. Kur i leverdisin përgjigjet e Këshillimit Kombëtar, ato rikthehen si argumenta. Në prezantimin e projektligjit për legalizimin e kanabisit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e nisi fjalimin në parlament pikërisht me rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/Ogerta-Manastirliu-Keshillimi-Kombetar-per-kanabisin-1-1.mp4"][/video]

“Mbi 61% e qytetarëve të pyetur gjatë Këshillimit Kombëtar janë përgjigjur se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për arsye mjekësore” tha Manastirliu.

Sipas Ramës dhe Manastirliut, 300 mijë qytetarë që i kthyen përgjigje me zarf duhen dëgjuar kur janë pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor, por mund të shpërfillen kollaj kur janë pro Ballkanit të Hapur.

Kjo logjikë gjen shpjegim në arrogancën e mandatit të tretë të qeverisjes së Rilindjes.

Këshillimi Kombëtar ishte një farsë dhe kjo kuptohej nga mënyra me të cilin u vu në zbatim. Në vend të organizonte një referendum për temat që hodhi në pyetësor, qeveria shpërndau zarfe me 12 pyetje në shtëpitë e qytetarëve. Nuk pati asnjë transparencë për procedurat me të cilat u numëruan dhe si u nxorrën rezultatet. Sigurisht që në fund, rezultatet ishin në favor të çështjeve që mbronte qeveria.

Por nga tallja në tallje, kuptohet edhe diçka tjetër; se ndryshe nga ajo që thotë në publik sikur mendon se populli është i mençur, Rama qeveris në realitet sikur po drejton një tufë delesh të humbura qw e ndjekin pas në çdo rast./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI