Flash

Johnny Depp nxjerr në shitje autoportretin e tij

Lapsi.al 21 July 2023
Johnny Depp nxjerr në shitje autoportretin e tij

Johnny Depp është rikthyer me vepra të reja artistike.

Të enjten, Castle Fine Art debutoi autoportretin e 60-vjeçarit Depp, të titulluar "Five", i cili do të shitet duke filluar nga sot për vetëm 13 ditë - një numër që një deklaratë për shtyp e përshkroi si "të rëndësishme për artistin".

Portreti është  frymëzuar nga një fotografi që Depp bëri në një fotosesion të Christian Dior Parfumes në 2015 me fotografin Jean-Baptiste Mondino, siç shpjegoi ai në një intervistë video në lidhje me autoportretin. "Unë e bëra këtë tek Ralph Steadman në studion e tij rreth vitit 2021," shpjegoi aktori në video. "Ky autoportret - ai u krijua në një kohë që ishte ... le të themi pak të e errët, pak konfuze. E shikova dhe nuk e di pse, mendova se kishte nevojë për diçka tjetër."

Johnny zbuloi në video se ai ndjeu se Dior e ka mbështetuar atë në vitet e fundit, gjatë një periudhe kur ai humbi shumë role filmike dhe beteja ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard. Aktori i Pirates of the Caribbean filloi të punojë me Dior në vitin 2015 dhe nënshkroi një marrëveshje të re me markën me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë në maj.

“Nuk është gjëja më komode të bësh një autoportret”, pranoi Depp në video. "Megjithëse, në një mënyrë të çuditshme, pothuajse gjithçka që bëni është një autoportret në një mënyrë ose në një tjetër." Ai vuri në dukje gjithashtu se do të dhurojë disa nga paratë për organizatën jofitimprurëse Mental Health America./Lapsi.al

Të këshilluara

Kylie Jenner flet për standardet e bukurisë

Kylie Jenner pretendon se nuk editon më asnjë nga fotot e saj në Instagram – pavarësisht se e ka pranuar këtë në të kaluarën. Gjatë episodit të së enjtes të ...

14:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI