Flash

Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit për të marrë të burgosurit shqiptarë

Lapsi.al 21 July 2023
Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë.

Detajet e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së finalizuar janë publikuar nga gazeta The Telegraph. Nga 200 të burgosur që do të transferohen nëpër burgjet shqiptare, 17 janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tetë shqiptarë janë dënuar për përdhunim.Mes të dënuarve është Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses britanike Sabina Nesa. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë.

Selamaj ka vuajtur deri më tani dy vjet, që do të thotë së Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarëve 470.000 euro për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij.

Mes 15 vrasësve është edhe 35-vjeçari Erlin Hasa i burgosur për vrasjen e rumunit 43-vjeçar. Pasi konsumuan kokainë ne një feste Hasa sulmoi 62 here me thike rumunin në një rrugë në Birmingham-it.

Sipas marrëveshjes qeveria britanike do t’i japë Shqipërisë edhe 5 milionë euro për logjistikën sigurinë dhe trajnimin e gardianëve. Telegraf shkruan Britanikët kanë kërkuar garanci se të drejtat e njeriut të të burgosurve shqiptarë do të mbrohen, ndërsa shqiptarët kanë kërkuar që ata të paguhen përpara se të pranojnë grupin e radhës të kriminelëve.

Një grup pune do të ngrihet për të monitoruar dhe parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve. Sipas marrëveshjes qeveria shqiptare do përpilojë raporte vjetore për gjendjen e të burgosurve dhe për kushtet e tyre ndërsa qeveria britanike ka të drejtë të inspektojë burgjet.

Largimi i të burgosurve shqiptarë do të ndihmojë në zbutjen e krizës për mbipopullimin e burgjeve britanike por do të kursejë në të njëjtën kohë edhe lekët e taksapaguesve britanikë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI