Flash

7 muaj pas vrasjes, Orgest Bilbilit iu gjet shënimi me targën e makinës së Hidës

Lapsi.al 21 July 2023
7 muaj pas vrasjes,  Orgest Bilbilit iu gjet shënimi me targën e

Një ndër provat kryesore që sipas prokurorisë e lidh Orgest Bilbilin me vrasjen e Besnik Hidës në 1 Tetor 2019 në Lushnjë, është një bllok shënimesh.

Ai është gjetur dhe më pas sekuestruar nga policia në banesën që Bilbili kishte marrë me qira në Tiranë.

Siç thuhet në dosjen hetimore, shtëpia ndodhet në zonën e “Xhamllikut”, aty ku policia arrestoi krejt rastësisht njeriun e përfshirë në disa ngjarje kriminale në Lushnjë, Pogradec, Tiranë, dhe jo vetëm.

Blloku është gjetur në 10 Prill 2020, fiks 7 muaj pas vrasjes së Hidës. Pikërisht në të kishte disa shënime me bojë stilolapsi, ku ndër të tjera ishte targa “AA 764 NZ”, shoqëruar me “Benz-Mercedez”.

Këto të dhëna i përkisnin makinës së Besnik Hidës, që mbeti i vrarë në verandën e një lokali nga breshëria e automatikut.

Prokuroria e Fierit, e ka tërhequr këtë provë nga një dosje të krimeve të rënda, ndërsa argumenton se kjo e dhënë, tregon qartë përgatitjen dhe mbledhjen e informacionit për viktimën.

Por grupi i hetimit thotë se përveç kësaj prove janë siguruar të dhëna se autorët pas kryerjes së krimit, kanë përdorur një mjet të dytë “Benz A Class” për tu larguar.

Makina është identifikuar dhe rezulton në pronësi të Ardian Ahmetaj alias “Pepe”, shok i Laert Haxhiut dhe është mjeti që ditën e vrasjes së Hidës, ka ndjekur nga pas automjetin e përdorur në vrasje tip “Fiat Croma”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI