Flash

“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin më prestigjioz të arkitekturës në botë

Lapsi.al 20 July 2023
“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin

Projekti i Green Coast është përzgjedhur për në fazën finale të një prej konkurseve më të rëndësishme të arkitekturës në botë, “World Architecture Festival”, i cili këtë vit

organizohet në Singapor.

Green Coast është mes 15 projekteve të tjera të arkitekturës moderne, të cilat garojnë për çmimin prestigjioz në kategorinë “Projekte të së Ardhmes” (Future Project- Masterplanning).

Kjo është hera e parë që një projekt, i cili po realizohet në Shqipëri merr pjesë në fazën finale të këtij konkursi ndërkombëtar.

Projekti Green Coast është krijuar nga studio e njohur arkitekturore EAA-Emre Arolat dhe çmohet për lidhjen e natyrshme të strukturës arkitektonike me natyrën e zonës.

“World Architecture Festival” i cili do të mbahet në Singapor nga data 29 nëntor deri në 1 dhjetor është një ndër takimet më të rëndësishme të arkitekturës që bën bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar, komentuar dhe vlerësuar projektet më të mira. Ky është edicioni i 16-të i këtij aktiviteti, që vlerëson ekselencën në fushën e arkitekturës duke u bazuar në vlerat e shtuara që secili projekt sjell në këtë fushë.

Ky festival dhe juria e përzgjedhur do të vlerësojë prezantimin e rreth 500 finalistëve pjesmarrës në kategori të ndryshme, për të shpërndarë në fund çmimet për secilën kategori. Green Coast vlerësohet për kategorinë e Future Project Masterplanning.

Vetëm pak kohë më parë, Green Coast u vlerësua me çmimin “Paysage” në edicionin e këtij viti të “City Scape Award” organizuar në Milano. Green Coast garoi me 122 projekte të tjera dhe arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë duke marrë çmim e parë në kategorinë “Paessaggio in Luce”.

I konceptuar dhe dizejnuar për të pasur çdo shërbim brenda tij, Green Coast vjen i ndërtuar si një simbol domethënës i modernes, dinamizmit dhe relaksit. Arkitektura e ndërtesave lidhet në mënyrë të natyrshme me mjedisin, duke qëndruar sa më afër teksturës natyrore dhe zonës shkëmbore ku shtrihet projekti. (Artikull Publicitar)

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI