[video width="304" height="656" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-20-at-09.15.30-2.mp4"][/video]
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm te Gjykata e Lartë. Zjarri ka përfshirë një lokal në tarracën e objektit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Zjarri në lokalin e Gjykatës së Lartë ka rënë në momentin që është ndezur ekspresi i kafesë, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.