Flash

Foto/ Nikolin Lekstakaj u qëllua me 4 plumba pas shpine

Lapsi.al 20 July 2023
Foto/ Nikolin Lekstakaj u qëllua me 4 plumba pas shpine

Nikolin Lekstakaj u qëllua me 5 plumba pasditen e kaluar në Balldre. Në drejtim të 42-vjeçarit është qëlluar 5 herë, por vetëm 4 plumba e kane prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy predha, një që kishte ngelur në trupin e viktimës dhe tjetra në një shtyllë.

Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja, ndërsa policia nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët. Janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.

Mësohet se Nikolin Marku Lekstakaj sapo kishte blerë një pije freskuese në market, brenda të cilit nuk kishte klientë të tjerë, përveç shitëses, e cila për fat të mirë nuk është dëmtuar. Gruaja pritet të jap detajet e para mbi ngjarjen para hetuesve të policisë dhe prokurorisë së Lezhës.

Dyshimet e policisë lidhen me hakmarrjen apo gjakmarrjen e mundshme të fisit Nikulaj ndaj Lekstakajve, për shkak të mbiemrave që kanë lidhje me të shkuarën, pas një serie të gjatë vrasjesh në të dyja palët. Ardian Nikulaj ishte i fundit që u vra më 19 prill 2023 në këtë seri të frikshme të nisur që në vitin 1996. Vrasja e Nikulajt u organizua nga Edmond Haxhia, djalë i dajës së Elton Lekstakajt, ndërsa ky i fundit është kushëri i parë me viktimën e sotme Nikolin Marku Lekstakaj. Edmond Haxhia, për të vrarë Ardian Nikulajn pajtoi 5 të huaj, portugezin Ruben Saravia si ekzekutor dhe 4 britanikë në rolin e vëzhguesve.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI