Flash

Manipulimi me TEC-et/ Shqipëria i paguan 90 mijë euro në ditë por s'kanë punuar akoma asnjë ditë

Lapsi.al 20 July 2023
Manipulimi me TEC-et/ Shqipëria i paguan 90 mijë euro në

Në shtator të vitit 2022 në Vlorë erdhën dy TEC-e lundruese amerikane. Qeveria nënshkroi kontratë dy-vjecare për t'i marrë me qira.

Qëllimi ishte të adresohej kriza e parashikuar energjitike. Edi Rama e quante krizën e energjisë goditjen e radhës pas pandemisë dhe tërmetit.

Belinda Balluku shkoi deri aty sa i tha Yuri Kim-it se kishin konkuruar për aneijet e ia kishin marrë Gjermanisë.

Yuri Kim shkoi edhe më tej. Ajo tha se gjithë shtetet janë të dëshpëruara për këto termocentrale lundruese.

Shqipëria vetëm për qiranë e tyre paguan kompaninë amerikane 90 mijë euro në ditë.

Termocentalet lëvizëse duhet të nisnin punë në fund të 2022. Por ka kaluar thuajse një vit dhe anijet "Tigri 1" dhe "Tigri 3" nuk prodhojnë energji.

Lapsi.al verifikoi se termocentralet lëvizëse nuk janë në punë.

Por pse nuk punojnë TEC-et?

Një vëzhgim i yni në njoftimet e Entit Rregullator të Energjisë zbuloi se kompania amerikane ende nuk është licensuar për të tregtuar energji.

Enti Rregullator i Energjisë nuk iu përgjigj kërkesës së Lapsi.al për koment.

Vërtetë dimri nuk ishte i tmerrshëm dhe Shqipëria nuk u zhyt në krizë. Vërtetë qeraja marramendëse që Shqipëria paguan po ikën dëm. Por mosmarrja e licensës ende tregon se minimalisht zhurma e sjelljes së aneijeve në Shqipëri ishte propagandë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka quajtur marrëveshjen për TEC-et një aferë mes Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës....

13:04

Aksident me vdekje në Vlorë

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kotë të Vlorës. Sipas burimeve, nja automjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qafa e Dushkut” dhe pë...

20:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI