Flash

Qeveria zhytet në korrupsion, Rama i shqetësuar për veriun e Kosovës

Lapsi.al 20 July 2023
Qeveria zhytet në korrupsion, Rama i shqetësuar për veriun e

Sa herë në parlamentin shqiptar e kërkojnë për të mbajtur një qëndrim kundër korrupsionit të qeverisë së tij, kryeministri Rama gjen ndonjë sebep për të reaguar për Kosovën. Të enjten e kaluar u duk sikur kishte vërtet një arsye, pasi në kuvendin e Kosovës ndodhi një përleshje mes deputetëve, por këtë të enjte kur s'ka ndodhur asgjë në anën tjetër të kufirit, reagimi i Ramës për Kosovën duket si përpjekjet e dëshpëruara për të ndryshuar temë diskutimi, pra të mos flitet për korrupsionin e inceneratorëve, arratisjen e Arben Ahmetajt apo ndërprerjen e fondeve nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit.

Në këtë situatë që po vlon nga aferat e korrupsionit, Rama ka shkruar një status në anglisht në Tëitter, ku i bën thirrje Bashkimit Evropian që të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatimin e një marrëveshje thelbësore për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga protestat e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI