Flash

Katër persona të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni

Lapsi.al 20 July 2023
Katër persona të vdekur nga stuhitë në Kroaci, Bosnje dhe

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie që ka goditur disa vende të Ballkanit. Dy persona kanë vdekur në Zagreb të Kroacisë, një në Bled të Sllovenisë dhe një në Bërçko të Bosnje-Hercegovinës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme i ka shkulur pemët, dhe e ka vështirësuar qarkullimin e makinave.

Stuhia i ka përfshirë edhe qytetet serbe, Novi Sad dhe Beograd, por atje është raportuar vetëm për dëme materiale.

Në Bosnje është raportuar se 20 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në Zagreb është raportuar për tetë persona të plagosur.

Në zonën e Samaçit, në veri të Bosnje – Hercegovinës, Shtabi i Situatave Emergjente, e ka shpallur gjendjen e katastrofës natyrore, pasi era ka shkaktuar dëme të mëdha, ka raportuar Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.

Në të njëjtën kohë, Aeroporti në Banja Llukë është mbyllur për qarkullim, pasi stuhia e ka dëmtuar çatinë e objektit.

Lajmi për stuhinë vjen teksa bota po përballet me temperatura ekstreme në ditët e fundit. Temperatura mesatare globale e ka prekur një rekord të ri në javën e parë të korrikut. Me temperatura të larta është përballur edhe rajoni i Ballkanit.

Të këshilluara

Greqia në flakë, plagosen tre zjarrfikës

Greqia është nën pushtimin e flakëve pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Sipas mediave greke tre zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë shuar...

09:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI