Flash

Frida Krifca kapet duke u zënë me deputetin që i solli shalqi në parlament

Lapsi.al 20 July 2023
Frida Krifca kapet duke u zënë me deputetin që i solli shalqi

Në kaosin që u krijua në sallën e parlamentit, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren ra në sy një grindje në distancë me thirrje dhe kunja të ndërsjella. Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi me një poster në duar hidhte e priste me Ministren e Bujqëisë Frida Krifca.

[caption id="attachment_841915" align="alignnone" width="1280"]Korreshi dhe Krifca duke debatuar ne distance Korreshi dhe Krifca duke debatuar ne distance[/caption]

Në një ditë si kjo, Korreshi ka pasur shumë për të thënë, duke qenë se dje Bashkimi Europian bllokoi fondet e programit IPARD që përdoreshin si ndihma për fermerët. Korreshi i kishte marrë masat më parë dhe në oborrin e kuvendit u paraqir me një shalqi, siç duket në foton më poshtë.

 

[caption id="attachment_841913" align="alignnone" width="1068"]Saimir Korreshi me shalqi Saimir Korreshi me shalqi[/caption]

Nuk dihet se çfarë ka komunikuar deputeti i Lushnjës me Ministren e Bujqësisë, por kohët e fundit Korreshi i ka shtuar dozat e humorit në parlament dhe shpesh përgjigjet me batuta apo gallatë për shqetësimet e votuesve të tij.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk shfaqi asnjë shqetësim për pezullimin e fondeve të programit “IPARD II”. Në një reagim për mediat, ajo i quajti “normale” procedurat e hetimit për korrupsion duke thënë se “programi vazhdon”, ndërkohë që Bashkimi Europian konfirmon se fondet janë pezulluar.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve. Hetimi i OLAF, siç njihet kjo zyrë, është ende në zhvillim e sipër dhe përfundimi nuk dihet, por dyshimet për abuzime duket se janë aq serioze sa Komisioni Evropian të ndërmarrë, si masë paraprake, pezullimin e disbursimeve.

Lexo edhe: Ngrirja e fondeve të BE/ Skandali, Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI