Flash

"Firmat e mia janë kundër", Ermonela Felaj distancohet nga korrupsioni me inceneratorët

Lapsi.al 20 July 2023
"Firmat e mia janë kundër", Ermonela Felaj distancohet nga

Ermonela Felaj është distancuar nga afera e korrupsionit me inceneratorin e Tiranës. Pasi ka folur Sali Berisha në parlament, ajo tha se është akuzuar shpesh për këtë çështje, por duke dashur të bëjë një sqarim, theksoi se dy firmat e saj në procedurat për inceneratorin e Tiranës kanë qenë kundër.

Sqarimi i Felajt pasoi thirrjen e Sali Berishës që socialistët e ndershëm të mos mbanin kostot e vjedhjes që kishte kryer një grup prej tyre. Berisha akuzon si arkitektë të skemës së inceneratorëve, Edi Ramës, Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, ndërsa në parlament përmendi edhe Damian Gjiknurin. Të tjerët duhet të reagojnë tha ai, sepse nuk i lidh asgjë me këtë aferë korrupsioni.

E para që iu përgjigj ishte Ermonela Felaj që dha sqarimin ku u distancua nga afera e korrupsionit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI