Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Dita më e nxehtë e javës/ Temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Lapsi.al 20 July 2023
Dita më e nxehtë e javës/ Temperaturat shkojnë mbi 43

Kjo e enjte do të sjellë kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C. I nxehti afrikan ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të Europës Jugore. Moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen në Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Kosovë. Orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndërsa gjatë pasdites pritet kalim i vranësirave të pakta në territor. Parametri i erës nuk do të jetë problematik ndërsa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxhetë gjatë gjithë 24 orëshit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Republikës së MV, por nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke rikthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit europian. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht në rajonin e Mesdheut, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut ku priten vlera mbi 40 gradë C. Ndërsa zhvillimi i një qëndre ciklonare në Veri – Veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira intensivë ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate përkatësisht në: gadishulli Skandinav, rajonin e Balltikut, ishujt Britanikë si edhe disa zona të izoluara në Qender të Europës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46