Flash

Viktima sapo kishte dalë nga marketi, detaje nga vrasja në Lezhë (VIDEO)

Lapsi.al 19 July 2023
Viktima sapo kishte dalë nga marketi, detaje nga vrasja në Lezhë

Viktima e atentatit në Balldre të Lezhës është identifikuar si Nikolin Marku (Lekstakaj). Mësohet se ai ka hyrë në një market dhe ka blerë një kokakolë, dhe kur ka dalë është qëlluar më armë zjarri. Dyshohet se autorët ishin dy dhe kanë qenë me një makinë në lëvizje.

Policia njofton se kanë bërë rrethimin e zonës, dhe se janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-19-at-7.09.04-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-19-at-7.09.04-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI