Flash

Sot takohen në Brukesl kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 19 July 2023
Sot takohen në Brukesl kryenegociatorët e Kosovës dhe

Kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen ditën e sotme në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE Miroslav Lajçak.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t'i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore". Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.

Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.

Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Të këshilluara

Greqia në flakë, plagosen tre zjarrfikës

Greqia është nën pushtimin e flakëve pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Sipas mediave greke tre zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë shuar...

09:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI