Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Parashikimi i motit: Vendi mbetet në ndikimin e të nxehtit afrikan

Lapsi.al 19 July 2023
Parashikimi i motit: Vendi mbetet në ndikimin e të nxehtit afrikan

Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Por pas – mesdite dhe pasditja sjellin kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit; termometri do të ngjitet deri në 37 gradë C në qytetet: Gjakovë dhe Prizren ndërsa parametri i erës, herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta që qarkullojnë nga veriu i Afrikës. Duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të MV. Më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore të republikës së MV. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë të larta deri në 39 gradë C. Ndërsa; parametri i Erës nuk paraqitet problematik.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira konvektive dhe rrebeshe shiu herë pas here në formë shtrëngate ndërsa nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë Afrikane do të vijojnë; Brigjet e Egjeut, Rajoni i Ballanit si edhe Italia ku priten temperatura shumë të larta mbi 40 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46