Flash

Krimi bën kërdinë, vrasja në Lezhë një ditë pas vizitës së Taulant Ballës (VIDEO)

Lapsi.al 19 July 2023
Krimi bën kërdinë, vrasja në Lezhë një ditë

“Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve”. Kështu deklaroi një ditë më parë në Lezhë ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla.

Dhe si për ironi të fatit, një ditë më pas Lezha është tronditur nga një atentat mafioz. Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj. Me ç'duket policët as janë trimëruar hic nga vizitat e Taulant Ballës nëpër komisariate si "dhëndër i ri" i qeverisë së Edi Ramës dhe as kriminelët e të fortët nuk janë frikësuar.

Ata kryen vrasjen ditën për diell dhe janë larguar pa u ndaluar nga askush. Krimi ka marrë yrrysh në Shqipëri dhe nuk është më cështje emrash, as ministrash e as drejtuesish në polici. Vullneti për t'u ndarë me krimin mungon nga piramida më e lartë politike e deri në fund te polici më i zakonshëm.

Policia e Shtetit është e tradhtuar në misionin e saj dhe përdoret si mish për top nga politika. Vrasja e sotme në Lezhë është e fundit në serinë e shumë ngjarje të rënda që kanë ndodhur në atë zonë e në të gjithë vendin. Policia e Shtetit ndërkohë mbledh gëzhojat e krimit dhe kufomat që lënë pas plumbat. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-19-at-7.09.04-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/WhatsApp-Video-2023-07-19-at-7.09.04-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI