Flash

Berisha: Studio e bashkëshortes së Veliajt në inceneratorin e Tiranës!

Lapsi.al 19 July 2023
Berisha: Studio e bashkëshortes së Veliajt në inceneratorin e

Sali Berisha ka nxjerrë fakte të reja nga dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha se me procedurat e inceneratorit është përfshirë edhe "Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt". Bëhet fjalë për studion e Floran Pustinës, emailet e të cilit kalojnë deri tek Klodian Zoto sipas dosjes së SPAK.

"A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente? Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive në këtë problem. Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave? Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit. Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Ahmetaj është në tavë me këtë. Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes. Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës"

Floran Pustina njihet si mik i ngushtë i Arbjan Maznikut, nënkryetar i Bashkisë Tiranë. Ajola Xoxe, bashkëshortja e Erion Veliaj ka punuar dikur (2013) tek studio ligjore “Tashko & Pustina”.

Sipas dosjes së SPAK, Floran Pustina dhe Flonja Tashko të studios ligjore “Tashko & Pustina”, kane përpunuar bashkë me Klodian Zoton dhe Alba Thomën vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.

 

Të këshilluara

Loewe është marka më IN e momentit

Pozicionet brenda Indeksit Lyst ndryshojnë, i cili në prill e vendosi Prada-n si të parën në renditje midis markave më të IN të momentit. Tani, periudha TM2 202...

13:07

Zaptimi i plazheve, policia aksion në Himarë

Tre persona janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme në Himarë. Sakaq, janë sekues...

18:46

Lëkundje tërmeti në periferi të Tiranës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, teksa sipas raportimeve janë ndjerë dhe nga banorët e kryeqytetit, ndonëse me një intensit...

22:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI