Flash

Barometri i Ballkanit: Shqipëria rekord në korrupsion në 2023

Lapsi.al 19 July 2023
Barometri i Ballkanit: Shqipëria rekord në korrupsion në 2023

Shtetasit shqiptarë mendojnë se shteti i tyre është më i korruptuar në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023. 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Ky perceptim është më i larti në rajon në 2023, me një diferencë prej 12 pikë përqindje në krahasim me shtetin e dytë pas nesh, Bosnjë Hercegovina me 26% dhe Maqedonia e Veriut po me 26%.

Për Malin e Zi dhe Serbinë treguesi është 25%, ndërsa shtetasit e Kosovës kanë perceptimin më të ulët të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, me 22%. Mesatarja e rajonit është 27%.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë se korrupsioni është shqetësim për ekonominë e vendit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur treguesi ishte 27% dhe vendi renditej i treti pas Bosnjë Hercegovinës (34%) dhe Serbisë (28%).

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit, vetëm Shqipëria ka pësuar një përkeqësim kaq të lartë të perceptimit të korrupsionit. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të lehtë me një pikë përqindje, ndërsa në shtetet e tjera perceptimi i qytetarëve për korrupsionin ka rënë, sidomos në Bosnjë Hercegovinë. (shiko grafikun: Cilat mendoni se janë problemet kryesore me të cilat përballet ekonomia?- KORRUPSIONI).

Shqetësimi më kryesor për shtetasit shqiptarë është ekonomia, me 50% të të anketuarve. Gjithsesi, ky nivel është i treti në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (55%) e Malit të Zi (51%) dhe në nivele të ngjashme me Serbinë.

Një tjetër problem që është më shqetësues për shtetasit shqiptarë sesa për vendet e tera të rajonit është emigrimi i turrit.

41% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se ikja e trurit dhe emigracionit janë problem i rëndësishëm, shumë më i lartë sesa në shtetet e tjera dhe mesatarja rajonale prej 26%.

Shtetasit shqiptarë nuk shqetësohen për krimin, me vetëm 10% të tyre që mendojnë se është problem, më i ulëti në rajon. Rekordin për këtë tregues e mban Mali i Zi me 17%.

Shtetasit e Kosovës kanë një perceptim interesant për problemet që ata kanë mendojnë se ka ekonomia e tyre.

Ndërsa për situatën ekonomike janë më pak të shqetësuarit në rajon (26%, përkundrejt 47% që është mesatarja rajonale), ata mendojnë se një problem shumë i rëndësishëm është sistemi i edukimit, me 34%, nga 11% që është mesatarja rajonale. Në kontrast, vetëm 3% e të anketuarve shqiptarë e shikojnë sistemin e edukimit si një problem kryesor për ekonominë e tyre.

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI