Flash

Ukraina mësyn Krimenë, Rusia hakmerret për urën e Putinit duke sulmuar portin në Odesa

Lapsi.al 18 July 2023
Ukraina mësyn Krimenë, Rusia hakmerret për urën e Putinit

Rusia hakmerret për sulmin në urën e Krimesë. Ushtria e Vladimir Putin lëshoi një sulm të fuqishëm në rajonin e Odesës në jug të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bombardimet janë kryer kryesisht në vendqëndrime të ushtrisë së Kievit, siç thuhet, për të parandaluar sulme të tjera në drejtim të Federatës. Në Odesa është shënjestruar një zonë detare ku gjendeshin disa anije.

Mbrojtja ukrainase bën me dije se ka rrëzuar 6 raketa Kalibr dhe 21 dronë iranianë që ishin lëshuar në drejtim të rajonit jugor.

“Mbetjet e raketave kanë dëmtuar infrastrukturën portuale në Odesa”, njoftoi komanda ushtarake.

Ndërsa zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmin e Rusisë në Odesa dhe Mikolaiv e konsideron një provë që Moska dëshiron të vendosë në rrezik jetët e 400 milionë personave në shtete të ndryshme që varen nga eksportimet e drithërave nga Ukraina.

“Bota duhet të kuptojë se qëllimi i Rusisë është që t’i bëjë njerëzit të vuajnë nga uria dhe t’i vrasë. Ata kanë nevojë për valë refugjatësh. Kështu duan të dobësojnë Perëndimin”, tha shefi i zyrës presidenciale Andry Yermak.

Rusia kundërpërgjigjet, jo vetëm ndaj Kievit, por edhe perëndimit, duke theksuar se do të ofrojë furnizim falas me grurë dhe drithëra për shtetet e Afrikës. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka shmangur një sulm masiv nga Ukraina kundër Krimesë së aneksuar. Raportohet se janë rrëzuar 28 dronë. Megjithatë, banorët në gadishull kanë sinjalizuar për shpërthime të fuqishme.

Gjatë të hënës, Ukraina sulmoi urën Kerç të Krimesë, që e lidh atë me Rusinë. Kievi u justifikua duke nënvizuar se bombardimi u bë për të penguar furnizimet me armë për ushtrinë pushtuese. Ura e Krimesë u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe gadishullit të aneksuar.

Ajo është shumë e dashur për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili personalisht e ka inauguruar dhe kur u dëmtua gjatë luftimeve, u angazhua personalisht për riparimin e saj.

Të këshilluara

Greqia në flakë, plagosen tre zjarrfikës

Greqia është nën pushtimin e flakëve pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Sipas mediave greke tre zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë shuar...

09:54

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI