Flash

Të bllokuar në Vlorë e Dhërmi, policia shpëton pushuesit

Lapsi.al 18 July 2023
Të bllokuar në Vlorë e Dhërmi, policia shpëton

Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi kanë ndihmuar disa pushues, të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese. Mjetet e tyre pësuan defekt gjatë lundrimit dhe e kishin të pamundur kthimin në breg. Pushuesit të cilët ndodheshin në bordin e mjeteve lundruese janë dërguar në breg dhe fatmirësisht nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësore.

 NJOFTIMI

?Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo në Dhërmi iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, gjatë ditës së sotme, disa pushuesve të cilët mbetën të bllokuar në det duke lundruar me mjetet e tyre lundruese.

✅Policia Kufitare e Vlorës iu shkon në ndihmë 4 pushuesve që ishin bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, pasi mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt.

✅Në ndihmë të disa pushuesve të tjerë, në plazhin e Livadhit, ka shkuar Policia Kufitare Dhërmi, pasi mjeti me të cilën lundronin kishte pësuar defekt dhe ata e kishin të pamundur kthimin në breg.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare ka marrë njoftim për 4 pushues që ishin duke lundruar me një mjet lundrues skaf, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, sepse ishin bllokuar pas një defekti që mjeti i tyre lundruese kishte pësuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, për t’iu shkuar në ndihmë 4 shtetasve, të cilët pasi janë lokalizuar, së bashku me mjetin e tyre lundrues, janë shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në Triport, në gjendje të mirë shëndetësore.

Po gjatë ditës së sotme, nga Policia Kufitare Dhërmi është marrë njoftimi se një mjet lundrues kishte pësuar defekt, në plazhin e Livadhit.

Menjëherë, edhe në këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi janë organizuar për t’iu shkuar në ndihmë, duke shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, në breg, mjetin lundrues që kishte pësuar defekt, së bashku me personat në bord, pa probleme.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në periferi të Tiranës

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, teksa sipas raportimeve janë ndjerë dhe nga banorët e kryeqytetit, ndonëse me një intensit...

22:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI